Vullnetarët e Kryqit të Kuq mëngjesin e sotshëm gjetën 26 persona të shkrumbuar nga zjarri. Kufomat e tyre u gjetën pranë njëri tjetrit, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i tyre.
Pronari i disa shtëpie ka treguar se teksa ndodhej në shtëpi bashkë me dy djemtë e tij, ka parë një grup prej 20-25 personash që përpiqeshin të shpëtonin nga zjarri, teksa flakët u afroheshin për herë e më shumë dhe i rrezikonin.
Pronari dhe djemtë e tij treguan se më pas u nisën drejt detit, për të hipur në anijet e Gardës Bregdetare.
Ai tregon se grupi prej 26 personash filluan ti ndiqnin për të shpëtuar por e humbën orientimin. Prandaj, sipas tij, ata më pas ishin futur në një nga banesat dhe atje vdiqën.
“Disa u gjetën afër oxhakut, të tjerë brenda shtëpisë dhe në verandë. Askush nuk e di nëse ata ishin familje, edhe pse shumë prej tyre u gjetën të mbaheshin dorë për dore.”- deklaroi burri grek që i shpëtoi zjarrit. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post