Pas aksidentit tragjik që i mori jetën 4 të rinjve në orët e para të mëngjesit të sotëm, në autostradën Tiranë –Durrës, policia ka zbardhur detaje të reja.
Mjeti që ecte në krah të kundërt dhe që drejtohej nga 36-vjeçari Dashnor Deliallisi ishte në ndjekje nga policia.
Njoftimi i plotë i policisë
Në datë 13.10.2016, në afërsi të karburant “Kastrati”, shërbimet e Rendit dhe të Qarkullimit Rrugor Durrës ishin në pikë kontrolli kur kanë konstatuar një mjet tip “Benz” duke ecur në krah të kundërt dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.
Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte, por drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë.
Sallën Operative dhe janë vënë në ndjekje , por mjeti është shkëputur duke përfituar në kohë pasi lëvizte në sens të kundërt dhe shërbimet e policisë nuk kanë lëvizur në sens të kundërt.
ishte përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, rreth orës 04: 15.
Për pasojë kanë humbur jetën në aksident drejtuesi i mjetit tip “Benz” Dashnor Deliallisi, 36 vjeç, banues në Durrës, i cili u përplas me mjetin tip “Benz” me targa AA 694 IL.
Gjithashtu humbën jetën Greta Sherifi 23 vjeçe, banuese në Sarandë, pronare e makinës, Izabela Balla, 33 vjeçe, si edhe Elona Kaçibaros, 34 vjeçe, banuese në Tiranë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post