Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në fier.
Pronari i një byrektoreje pranë gjimnazit “Janaq Kilica” ka mbetur i plagosur pasi tentoi të ndalonte me një karrige vjedhjen e një pike këmbimi valuator aty pranë.
Dy hajdutët e kanë plagosur me kallashnikov.
Aktualisht mësohet se i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe është në gjendje të rëndë.
Ndërkohë sipas Fax News policia ka kapur në kohë rekord njërin nga hajdutët.
Autori ka braktisur mjetin në fshatin Baltes dhe është hedhur në lumë për të kaluar në anën tjetër.
Aty është bllokuar nga policia dhe i është sekuestruar edhe një çantë me paratë që kanë vjedhur.
Autori i kapur është i riu me inicialet D.S., 32 vjeç nga Vlora.
Policia mbetet në kërkim të autorit tjetër.
Diskutime rreth kësaj post