John Leonardo, një prokuror i njohur amerikan është pjesë e trupës këshillimore të Vettingut në Shqipëri. Ai ka dhënë një intervistë për portalin amerikan Tucson.com.
Prokurori Leonardo gjatë intervistës tregon për rëndësinë që ka procesi i Vettingut,
ndaj 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.
Që në fillim të intervistës, ai deklaron se në Shqipëri ka një korrupsion galopant në shumë fusha:
Polici, gjykata dhe prokurori.
“Është hera e parë që provohet një metodë e tillë e veçantë. Nuk ka asnjë model të mëparshëm. Pritshmëritë janë shumë të larta në një vend ku shumë gjyqtarë dhe prokurorë do të humbasin vendin e punës”- thotë Leonardo.
I pyetur se cili është roli i tij, ai thotë:
“Jemi tetë nga ne, në një dhomë të madhe. Të gjithë kemi të paktën 15 vite pervoje si gjykatës ose prokurorë në vendet tona. Është një grup me goxha eksperiencë- shumë prej nesh kanë punuar në vende të tjera më parë. Ne duhet të japim këshilla ndaj institucioneve të Vetting-ut për çështjet ligjore dhe teknikat investiguese, strukturat organizative dhe interpretimet e ligjit të Vettingut”.
Por sa do të zgjasë procesi?
“Seancat e para dëgjimore do të nisin në shkurt. Mendojmë se procesi do të zgjasë katër deri në pesë vjet. Është vështirë të imagjinosh se si do jetë procesi kur të nisin seancat dëgjimore, pasi do jetë intensiv. Dhomat e seancave janë shumë të vogla. Ato zënë deri në shtatë njerëz. Po flitet se mund të ketë transmetim me video”.
I pyetur se si e kanë pritur, Leonardo thotë:
“Është qetësuese të shohësh që shqiptarët në tërësi presin kaq shumë nga Amerika. E ndjej se unë kam më shumë besueshmëri tek komuniteti ligjor dhe personat e Vettingut sesa evropiano-perëndimorët”.
Prokurori John Leonardo gjatë intervistës flet edhe për mbështetjen e ambasadorit amerikan Donald Lu në këtë process.
“Ambasadori amerikan këtu ka qenë një përkrahës i madh i këtij procesi. Shqiptarët kanë shumë vlerësim dhe besim tek ne”.
Në fund të intervistës prokurori amerikan deklaron se me shumë gjasë të korruptuarit ë drejtësisë shqiptare nuk do jenë vërdallë vitin që vjen.
“Ambasadori Donald Lu u tha në një takim me gjyqtarët se nëse shohin kyçet e tyre dhe aty gjendet një orë që kushton më shumë se një makinë mesatare, me shumë gjasë nuk do jenë vërdallë vitin që vjen”.
Diskutime rreth kësaj post