-Departamenti Amerikan i Shtetit, (DASH) jep të dhëna mbi vizitën e sekretarit amerikan John Kerry sot në Tiranë.
“Jemi në Tiranë ku festohet sot Shën Valentini. Do të jemi në Tiranë për rreth 4 orë dhe do të takojmë, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kryeministrin Edi Rama. Më pas do të ketë konferencë shtypi dhe një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe grupin e tij parlamentar.
Po kështu do të kemi një takim dhe me grupe të Shoqërisë Civile të cilët kanë punuar me ne në cështje si, ligjet, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, LGBT, të drejtat e grave. Dhe më pas do të kthehemi në Uashington, dhe aty ku dielli ndriçon çdo ditë”, shkruan DASH duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth vizitës së Kerry në Tiranë.
DASH sqaron pozicionin e Shqipërisë, si anëtare e NATO, në luftën kundër terrorizmit, në ndihmën që i ka dhënë SHBA-ve në Afganistan, si dhe në reformën për dekriminalizimin që po bën së fundmi.
Diskutime rreth kësaj post