Institucioni i pavarur ndërkombëtar i Komisionit të Venezias nuk gjen asnjë parregullsi në ligjin e Vettingut, pjesë e reformës në Drejtësi që është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Kjo është përgjigjja që Venezia jep përballë ndihmës që ju kërkua nga Gjykata Kushtetuese, raporton News 24. Gjykata e dërgoi për rishqyrtim në Komisionin e Venezias, pasi Partia Demokratike e ankimoi këtë ligj.
Po sot, lideri demokrat Lulzim Basha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së mësohet të jetë shprehur se i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të ripërsërisë kërkesën ndaj Venecias me argumentin se ka gabime dhe ka pjesë të përkthyera gabim.
Diskutime rreth kësaj post