Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohej për zgjedhjen e Presidentit të ri, theksoi se maxhoranca sot ka 90% të pushtetit publik, ndërsa pohoi se në 2016-ën kreut të shtetit i janë hequr të drejta kushtetuese, duke e kufizuar rolin e tij.
“Presidenti i Republikës, pavarësisht se në 2016 u zhvesh nga tagra të rëndësishme kushtetuese, duke u zhveshur nga roli i tij i balancave, nga kompetentet e tij për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, u bë edhe më i dobët. Rolin e madh e ka si kreu i shtetit dhe duhet të shërbejë si mekanizëm, si proces që ta përdorim në kuadër të rikthimit të balancave në vend. Sot maxhoranca ka rreth 90% të pushtetit publik. Procesi duhet t’i shërbejë qëllimit. A ka mundësi kolegë? Procesi duhet t’i shërbejë qëllimit. Vetëm presidenti, me tagrat që ka do bëjë rol të kufizuar. Procesi në Parlament, do të ndihmojë ose do të përkeqësojë krizën politike, institucionale që po kalon ky vend. Për rrjedhojë, është proces i pastër politik. Duhet të reflektojë vullnete politike që vijnë nga vota, që duke gjetur konsensusin ne, duhet të jetë si në 2002. Nëse ju si maxhoranca do përpiqni ta ndërtoni si matematike e thatë numrash për të arritur te 84 apo 71 numra, do jetë keq. Do zgjatet më tej kriza politike.”, tha Bylykbashi.
Diskutime rreth kësaj post