Lionel Mesi u shfaq para mediave në fund të ndeshjes së humbur në Superkupën e Spanjës ndaj Atletico Madrid me rezultatin 3-2, duke e cilësuar një gabim foshnjarak atë që kishte bërë Barcelona.
Sipas tij, ekipi duhej të bënte lëvizje e të mos përsëriste këto situata ku ekipi i dorëzonte ndeshjen rivalëve.
“Kontrolluam ndeshjen gjatë 90 minutave, mbajtëm një ritëm shumë të lartë, sulmuam gjatë gjithë kohës, ishim shumë protagonistë dhe në 10 minutat e fundit bëmë gabime që nuk duhet të ndodhin dhe lamë të na ikte nga duart një ndeshje që e kontrollonim dhe duhej ta mbyllnim. Me golat e anuluar që nuk e di nëse u anuluan mirë apo jo, por ndeshja dukej se mund të ishte e jona, kemi bërë gabime që përfunduam duke dorëzuar ndeshjen.
Deshëm të ishim në finale, deshëm ta fitonim, por dhamë një pamje krejt të ndryshme nga ajo që po jepnim në krahasim me ndeshjen e parë ndaj Espanjol. Edhe vitin e mbyllëm me ndjesi të mira, bëmë një ndeshje të madhe dhe fatkeqësisht nuk gjetëm fitoren. Këtë vit u munduam të ndiqnim rrugëtimin e asaj që bëmë, por të mos bënim gabimet foshnjarake që bëmë.
Ne na dhemb shumë pasi përtej asaj që ishte folur për formatin e Superkupës, dëshironim që të luftonim për të fituar dhe për ne është një goditje e rëndë, sidomos për mënyrën se si erdhi kjo sfidë, për gabime që i lejuam ne.
Si në Romë apo Liverpool? Nuk ka të bëjë me këto ndeshje, thjesht që u kthyem të bënim gabime që nuk mund të bëjmë, kemi humbur topin lehtë. Nuk ishim gati dhe me dy prekje ishin të vetëm para portierit. Kemi bërë 90 minuta shumë të mirë për ta humbur. Kemi bërë gabime foshnjarake, i kemi dhuruar dy gola praktikisht në 10 minuta”, – tha Mesi i dëshpëruar.
Diskutime rreth kësaj post