Misionarët e një shoqate fetare në Tiranë janë shfaqur të tronditur para hetuesve në gjykatën e Fierit ku kanë dhënë dëshminë e tyre për strehimin e Albert Zekajt, vrasësin e Kreshnik Beqiraj.
Në deklarimet e tyre që tashmë janë administruar në dosjen hetimore, misionarët e shoqatës fetare janë shprehur se nuk kshin kuptuar asgjë të dyshimtë tek Alberti,
“Jemi tronditur kur e dëgjuam lajmin se Alberti mund të kishte vrarë një njeri. Ai erdhi tek shoqata jonë në muajin gusht të vitit të kaluar dhe kërkoi ndihmë. I kemi mundësuar strehim, ushqim dhe veshje sa herë që ka pasur nevojë. Madje i kemi siguruar edhe punë me kohë të pjesshme, kur kemi patur mundësi. Ai dukej i qetë dhe i dëgjuar. Ishte fjalëpak, por kurrë nuk kemi pasur ndonjë dyshim se ai mund të ishte person problematik, e aq më tepër një vrasës. Ai na kishte thënë se kishte pak komunikim me familjen e tij dhe shfaqej si nevojtar, prandaj e kemi ndihmuar. Asnjëherë, askush prej nesh, nuk ka patur dyshim që ai të kishte kryer një krim. Jemi vërtetë të tronditur që kemi ndihmuar një person të tillë!” – mësohet të kenë deklaruar ndër të tjera para hetuesve pesë misionarët që kanë ndihmuar për disa muaj Albert Zekajn që të jetonte në Tiranë.
Disa ditë më parë, ekspertët e kriminalistikës kanë gjetur gjurmë gjaku në banesën ku Kreshnik Beqiraj dhe Albert Zekaj jetonin me qira në periudhën kur u zhduk i ndjeri, duke plotësuar kështu provat ndaj 32-vjeçarin nga Kopliku i Shkodrës. Kreshnik Beqiraj, 36-vjeçari nga Fieri u zhduk mbrëmjen e 22 Qershorit të vitit të kaluar.
Diskutime rreth kësaj post