Kur kanë kaluar 16 orë nga ekzekutimi mafioz i komisarit Artan Cuku pak metra larg banesës së tij, “BalkanWeb” dëshminë e parë në polici që mund të çojë në identifikimin e autorëve. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se administratori i pallatit ku jetonte ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku ka deklaruar se ka parë një djalë të ri para vrasjes.
Për zbardhjen e ngjarjes, policia e Tiranës ka angazhuar efektivët dhe specialistët më të mirë, ndërsa ka vënë edhe 3 mln lekë shpërblim për ata që japin informacione të vlefshme.
Administratori i pallatit ka deklaruar gjithashtu se ish-zyrtarin e policisë, Artan Cuku e njihte prej 2 vitesh.
“Të ndjerin e njoh prej 2 vitesh kur ka nisur të banojë në pallatin që administroj”, ka thënë ai për grupin hetimor.
Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 ndërsa Cuku po ngjitej në banesën e tij. Ai u vra pa mbërritur tek ashensori dhe sipas policisë është qëlluar me dy armë.
Diskutime rreth kësaj post