Zhdukja e Bleona Matës më 22 maj të 2010 teksa kulloste lopët është një nga misteret më të mëdha, për të cilin flitet edhe sot.
Njëra nga kushurirat e Bleona Matës, Qamile Mata, e cila është akuzuar se ka gisht në zhdukjen e saj, ka hedhur poshtë akuzat.
Ajo tha në emisionin “Pa gjurmë”, se është gati që të përballet me Bukurien.
Nga ana tjetër, babai i Qamiles, Pasurim Mata, ka dhënë një version tjetër për ngjarjen, duke e ndërlikuar edhe më tej.
Sipas tij, Bukuria kishte një lidhje jashtë martesore dhe fryt i saj ishte edhe Bleona.
Ai nuk e njeh këtë person, por dyshon se e ka rrëmbyer Bleonën, për shkak se Bukuria nuk dile më në takim.
Kujtojmë këtu se pak ditë më parë u publikua një foto e Bleona Matës, se si mund të duket sot që është 16 vjeç.
Intervista me Pasurim Matën
Pasurim Mata: Ajo i ka bërë edhe në prokurori, gjykatë dhe polici dhe vajza (Qamilja) nuk ka asnjë lloj faji. Turpi është se ajo një moshë ishte me atë, si Bleona 6-vjeçe apo Qamilja 13-vjeçe, ka ikur pas ajo vajza. Vetëm tek ajo (nëna), të gjitha janë fajet.
Cfarë dyshohet se e ka marrë një person tjetër?
Pasurim Mata: Po! Edhe që ka pasur lidhje me atë
Por si e ka emrin?
Pasurim Mata: Por nuk e di. Nuk kam lënë vend pa e kërkuar dy vite, unë e kam rritur më tepër atë vajzë. E kam larë e kam vendosur në gjumë, ajo hiç me e ditur nëse ka pasur vajzë apo jo. Ta kisha gjetur kush është kisha marrë armën dhe e kisha hequr. Burrnore, por nuk e di ku është
Pse dyshohet se e ka marrë ai?
Pasurim Mata: Dyshohet. Se nuk dilte në takim me atë dhe i mori vajzën dhe ajo do të vijë pas. Kjo është pika kyçe, që ka pasur lidhje me atë, nuk ka dalë takim dhe njatjeta…
Bleona ka baba tjetër biologjik, jo Zamirin?
Pasurim Mata: Tjetër. Ka qenë tip i lëvizshëm ajo. Emrin e Qamiles ma hiq nga lista se boll 9 vite se e luajtët nga mend
Intervista me Qamile Matën
Qamile Mata: Cdo ditë jeni duke më përmendur emrin. Të lutem mos më nxirrni probleme me burrin. Kanë kaluar 9 vite dhe prej 2 vitesh jam e martuar. Ju gjeni cikën, nuk keni punë me mua. Nëna le të vijë me mua aty LIVE, jo të më përmendë emrin. Ju e dini fort mirë. Bukuria po shpif. Unë nuk kam asnjë faj në atë punë. Ajo erdhi pas meje, unë nuk kam asnjë faj në atë punë
Ku e çove vajzën?
Qamile Mata: Ajo erdhi pas meje, si mbaj mend gjërat fort mirë. Unë jam e martuar kam një djalë, ju lutem mos më prishni martesën. Mos më përmendni emrin. Unë kam punë vetëm me policinë dhe policia i di të gjitha gjërat. Ditën e mirë, kalofshi mirë.
Diskutime rreth kësaj post