Pyetja se ku shkojmë pasi të vdesim është misteri më i madh i njerëzimit për shekuj të tërë.
Por një njeri thotë se e di përgjigjen e kësaj – ose të paktën ka një prirje për atë që mund të ndodh në tru.
Dr. Eben Alexander ra në një komë një javëshe më 2008 dhe ka përshkruar atë që ka mbajtur në mend nga kjo ngjarje në një libër të quajtur “Të Jetosh në një Univers të Ndërgjegjshëm: Rrugëtimi i një Kirurgu në Zemrën e Ndërgjegjes”, transmeton Gazeta Express.
Në libër Alexander thotë se ka përjetuar një ndjenjë që dukej sikur po ngritej në qiell ose diçka të ngjashme.
Në atë kohë ai po vuante nga një infeksion në tru të njohur si “meningoencephahlitis”, që e la atë me 2% shanse për jetë.
Madje edhe doktorët i patën thënë familjes së tij që ai do të vdiste dhe ishte vendosur në një ventilator për ta mbajtur edhe për pak në jetë.
Ishte ky moment kur ai filloi të përjetonte aktivitet të pazakonshëm. 63-vjeçari thotë se një dritë erdhi nga lartë dhe ai filloi të dëgjonte muzikë.
Lad Bible e citon atë të ketë thënë:
“Ishte një entitet rrethor, që emitonte muzikë. Drita u hap si një copë. Ka pasur re. Pas tyre, qielli ishte një pasqyrë e kaltër, me pemë, fusha, kafshë dhe njerëz.
Kishte edhe ujë, që rridhte në lumenj ose që zbriste si shiu. Mjegull u ngrit nga sipërfaqja e këtyre ujërave dhe peshqit fluturonin poshtë tyre”.
Por, natyrisht, kjo çfarë e thotë ai nuk mund të verifikohet a është e vërtetë apo jo. Alexander është një besimtar i fortë se ka jetë pas vdekjes.
Diskutime rreth kësaj post