Detaje të reja janë zbuluar në dëshminë e plotë të 19-vjeçares Hygerta Meta, e cila pranoi fajin për vrasjen e të atit rreth dy javë më parë, por që më vonë u zbulua nga policia se ekzekutori ishte vëllai i madh.
Me sa duket, celulari nuk ka kontribuar në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. Për një kohë të gjatë, vajza kishte përsëritur se ishte ajo që e kishte vrarë babanë. Megjithatë, një predhë e gjetur në divan e detyroi vajzën të tregonte detajet e ngjarjes.
Sipas dosjes së siguruar nga Top Channel, në vijim të marrjes së deklarimit nga shtetasja Hygerta Meta, referuar provës predhë armë zjarri gjetur tek divani, ajo deklaron faktin që nuk ishin të vërteta gjithë deklarimet që kishte dhënë më parë, por që vrasjen e babait e kishte realizuar ajo së bashku me vëllanë e madh Hysenin.
Kishin kohë që kishin problem me babanë dhe nga shqetësimi që u krijonte duke i fyer e bullizuar menduan ta vrisnin atë.
Ditën e shtunë date 10.02.2024, rreth orës 15.00, kur babai ka shkuar në banese ka filluar të konfliktohet me të vëllanë.
Më pas babai është shtrirë duke pushuar në një divan të kuzhinës, e Hyseni ka marrë armën pistoletë TT të cilën në banese e ka pas sjellë i ati, dhe me të në dorë ka hyrë në kuzhinën ku pushonte babai dhe e ka qëlluar katër herë.
Diskutime rreth kësaj post