Klithmat e trinjakëve 3-vjeçarë që u shkrumbuan aksidentalisht brenda banesës së tyre në fshatin Romanat të Durrësit i dëgjoi i pari Orion Isufaj, personi që lajmëroi edhe zjarrfikësit për tragjedinë.
“Sapo kisha mbërritur nga puna kur ndjeva tymin, e pashë që dilte nga shtëpia e Gëzimit. Kur shkova dëgjova britmat e fëmijëve. Unë thirra zjarrfikëset, ata erdhën për 5 minuta, por fatkeqësisht na thanë që të tre kanë humbur jetën. Fëmijët ishin mbytur nga tymi”,- rrëfen ai.
Burime nga Durrësi thonë se tre viktimat janë trinjakë të moshës 3-vjeçare.
Nga të dhënat e para mësohet se e ëma e viktimave ka rrëfyer në polici se i kishte lënë fëmijët vetëm në shtëpi, pasi ishte larguar për disa punë.
Kur është kthyer, ka para që shtëpia kishte marrë flakë, si dhe fëmijë e saj ishin djegur, duke humbur jetën.
Po ashtu, në momentin që ka rënë zjarr në shtëpi nuk ka qenë as babai i fëmijëve, Gëzim Koçi.
Diskutime rreth kësaj post