Dëshmia e Anjezës: Videon e kanë prerë, e putha pasi e rraha
Anjeza Shabani pasi është arrestuar, menjëherë është marrë në pyetje në lidhje me videoskandalin e dhunës që ajo ushtroi ndaj fëmijës 3-vjeç.
Në dëshminë e saj ajo ka pranuar se e ka rrahur fëmijën, por ajo ka thënë se videoja nuk tregon të vërtetën. Anjeza gjatë dhënies së dëshmisë ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe qante pa pushim.
“Videoja është prerë, nuk është e plotë. Unë pasi e qëlloja edhe e kam përqafuar fëmijën. Por ai përsëri nuk pushonte. Unë nuk e dija që fëmija ishte autik. Nuk më kishin thënë. Po të shihni videot e plota shihet që unë e kam puthur dhe përqafuar disa herë”, tha ajo para Policisë duke shpërthyer në lot.
Anjeza Shabani rrezikon tashmë deri në 20 vjet burg për akuzat në fjalë.
Diskutime rreth kësaj post