Asgjë nuk duhet të shkojë dëm në kuzhinën tuaj, ku një kuzhinier i mirë duhet me patjetër ta dijë këtë dhe të veprojë në mënyrën e duhur me qëllim, ruajtjen dhe ripërdormin e çdo ushqimi të mbetur.
AgroWeb.org në këtë artikull përmbledh disa këshilla praktike, të cilat mund t’ju ndihmojnë të përdorni më së miri ato përbërës që keni duke reduktuar sasinë e mbetjeve ushqimore.
Planifikoni
Ju mund të reduktoni sasinë e mbetjeve ushqimore duke planifikuar vaktin tuaj të ardhshëm.
Por duhet të dini se për të bërë këtë nuk është e nevojshme që të ndiqni detyrimisht një recetë të caktuar, pasi kjo shpesh çon në blerjen e shumë përbërësëve që nuk do t’i përdorni më kurrë.
Në vend të kësaj, merrni parasysh përdorimin e artikujve të ngjashëm që tashmë i keni në kuzhinë.
Blini në sasi të vogla
AgroWeb.org iu rekomandon të blini vetëm atë që ju nevojitet për një periudhë të shkurtër kohore, si për shembull për drekën e sotme ose ushqime për javën në vijim.
Kjo është gjithashtu një mënyrë e mirë për të ruajtur të freskëta perimet, zarzavatet dhe frutat.
Natyrisht, mund të blini edhe në sasi më të mëdha dhe t’i ruani ushqimet në mënyrë strategjike.
Konservoni dhe etiketoni ushqimin
Duke i ruajtur ushqimet në kontejnerë në frigorifer, ose në një vend të errët dhe të freskët, ato do të zgjasin edhe më tepër.
E rëndësishme është gjithashtu edhe etiketimi i këtyre produkteve. Kjo strategji mund t’ju ndihmojnë duke ju lehtësuar punën kur bëhet fjalë për një gatim të cilin duhet ta përgatisni në çast.
Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të skanoni shpejt atë që kanë brenda.
Ripërdorni ushqimin e mbetur
Ushqimi i mbetur nga një vakt i mëparshëm jo vetëm që mund të konsumohet sërisht, por është edhe një mundësi për të krijuar diçka të re.
E nëse nuk preferoni ta konsumoni sërisht ushqimin e mbetur, përpiquni të gatuani me masë dhe të përdorni enë më të vogla.
Përdorni çdo përbërës
Nuk ka kuzhinë vërtet të mirë në botë që nuk përdor gjithçka që ndodhet në kuzhinë.
Që nga uji i makaronave, çdo gjë mund t’i shërbejë një funksioni të caktuar, duke sjellë në tryezën tuaj një larmishmëri pjatash.
Shumë kultura përdorin çdo mbetje ushqimi, por ndonjëherë mund të duhen pak më tepër njohuri për të mësuar se si t’i përdorni të gjitha.
Për këtë mund t’ju vijnë në ndihmë librat e gatimit të cilat flasin ekskluzivisht për këto metoda.
Gjithashtu nëse përpiqeni të mësoni pak nga kultura të ndryshme gatimi, kjo mund t’ju ndihmojnë më tepër për të zotëruar artin e gatimit.
Kështu do të jeni më të sigurt kur improvizoni me përbërësit që keni në dorë.
Diskutime rreth kësaj post