U bë kohë që në mediat vizive dhe portalet shqiptare, përditë sheh tituj të tillë “Bomba e gazetarit të njohur”, “Shpërthen gazetarja”, “Deklaratat e fortë e gazetares” etj si këto.
Këto tituj i sheh sidomos në ngjarje të tilla si kjo e Tahirit, që kanë shumë interes.
Bazohen në thëniet e një grupi gazetarësh, që në këto raste e shfrenojnë fantazinë e tyre dhe që çfarë nuk thonë në panele emisionesh ku thirren.
Bëhet fjalë për një grup gazetarësh që hedhin shashka që në të shumtën e herëve nuk vërtetohen asnjëherë, por ata nuk mbajnë përgjegjësi dhe vazhdojnë në mënyrë konstante të dalin nëpër televizione dhe të vazhdojnë të thonë çfarë t’u vijë për mbarë, pa pikë turpi.
Thonë që kanë video që do rrëzojnë shtetin, por nuk i shfaqin.
Thonë që deputetët mbajnë nga 5 milionë euro në shtëpi, a thua se ata janë aq naivë.
Thonë që kanë parë e dëgjuar këtë gjë apo atë gjë, por nuk japin asnjë fakt për të vërtetuar.
Janë bërë aq qesharak, sa të vjen turp nëse je gazetar të hapësh televizionet apo portalet, se do gjesh ndonjë nga perlat e tyre.
Ndaj dhe Rama tallet me të madhe me gazetarët.
Sa ka ca si këta, që profesionin e gazetarit e kanë kthyer në karagjozllëk, duke ia humbur komplet seriozitetin me ato që thonë dhe bëjnë! /TemA
Diskutime rreth kësaj post