Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka dalë sot para mediave për të sqaruar sipas tij vendimin e Gramoz Ruçit që mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura.
Taulant Balla tha se dëshira e mazhorancës është që Këshilli i Mandateve të dalë me një qëndrim të përbashkët.
Por sipas Ballës punimet me dyer të mbyllura janë një praktikë e njohur. Ai u shpreh se e njëjta gjë ka ndodhur me deputetët Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Nikollaq Neranxi, Dritan Prifti dhe Ilir Meta.
“I them Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit t’i lënë të qetë anëtarët e Këshillit. Për çfarë e deklarojnë votën? Vota deklarohet në seancë kur të kenë para raportet. Filluan të qajnë të dera e Kuvendit pse nuk po mblidhet Këshilli para dy ditësh. Ja edhe Këshilli i mandateve u mblodh, edhe mediat i ndoqën punimet” – tha Balla.
Pjesë nga deklarata:
Në 26 vjet të Kuvendit, në të gjitha rastet, kjo pjesë e mbledhjes së këtij këshilli ka qenë gjithmonë e mbyllur. Dhe rastet më tipike të këtyre mbledhjeve, për t’i kujtuar edhe publikut po shtoj, mbledhja për Bashën 2007, diskutimet të mbyllura, për Fatmir Mediun në 2008, me dyer të mbyllura, për Ilir Metën në 2011, me dyer të mbyllura, vendimi i vitit 2012 (për Mark Frrokun dhe Tom Doshin) me dyer të mbyllura.
Këshilli mund të ketë dy apo tre qëndrime për këtë çështje, kjo i takon anëtarëve të Këshillit. Ai i paraqet raportin në seancë dhe seanca e parë që pason miratimin e raportit është ditën e mërkurë është.
Nëse raporti do jetë gati, do kalojë në seancë. I them Bashës dhe Kryemadhit lerini anëtarët e Këshillit të bëjnë punën e tyre.
Diskutime rreth kësaj post