Në rast se nuk lëvizni me mjetin tuaj në korsinë e duhur, rrezikoni të gjobiteni deri në 3 mijë lekë, ku me anë të dronëve dhe shërbimeve civile, policia ka vënë në fokus konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë, apo karrexhatën e duhur, sipas drejtimit dhe qëllimit të lëvizjes.
“Është i përcaktuar rigorozisht, korsia në të cilën do lëvizësh në rrugët interurbane kryesore ose në autostradë. Përcakothet qartë dhe saktë, duhet të ecësh në korsinë e djathtë, korsitë e tjera janë për parakalim dhe përsëri duhet të vendosesh në korsinë e djathtë”, thotë eksperti i Sigurisë Rrugore, Fatmir Hasho.
Krahas makinës inteligjente, flotës së mjeteve të policisë rrugore i janë shtuar edhe radarët që bëjnë matje të shpejtësisë në lëvizje.
Megjithatë ekpserti Fatmir Hasho, mendon se gjobat për shpejtësi duhen vendosur në varësi të historikut të drejtuesit të mjetit dhe rrezikshmërisë së aksit.
“Nëse ti rastis në një drejtues mjeti i cili nuk ka asnjë gjobë, nuk më duket e drejtë që të gjobitet për herën e parë. Nëse ti, në rrugët me standarde shumë të mira ku shpejtësia 110 km/h për mjetet e gjeneratës së re, është një shpejtësi e nivelit mesatar, sepse u tejkalua 10 km/h dhe nuk ka fare qarkullim, mendoj se duhet të jetë precedent për gjobë. Por, nëse në qytet, ku shpejtësia e lejuar është 40km/h dhe ecën me 60km/h, dënimi duhet të jetë i menjëhershëm”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post