Ditën e sotme Bindja Demokratike dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare kanë ankimuar Kodin Zgjedhor i cili është miratuar në Kuvend.
Bindja Demokratike me përfaqësues Fabian Topollajn dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare me përfaqësues Myslim Murrizin, deklaruan në qendrime të veçanta për gazetarëve, se neni 163 cënon barazinë e votës.
Murrizi bëri thirrje që kërkesës së tij dhe të Patozit ti bashkohen dhe parti të tjerë opozitare, në rast se sipas tij ”nuk e kanë karramelen në fyt”.
“Kemi ngritur në Gjykatën Kushtetuese një padi për nenin 163 të Kodit Zgjedhor, i cili u heq të drejtën shqiptarëve që të zgjedhin me votë direkte përfaqësuesit e tyre. Megjithëse Gjykata Kushtetuese ishte e ndarë 2,2,2 mes tre palëve, unë shpresoj që presioni të ruajë njëlloj neutraliteti të kësaj gjykate.Do të ftoja subjektet politike që ta kundërshtojnë këtë Kod Zgjedhor, dhe ti bashkohen kërkesës sime, ftoj edhe zonjën Topalli, që në rast se nuk kanë karamelen në fyt që të na bashkohen. I bëj thirrje dhe zonjës Kryemadhi që të na bashkohet, pasi Ilir Meta u fut në grevë urie në vitin 2008 për ndryshimet e njëanshme në Kod”, u shpreh mes të tjerave Murrizi pasi doli nga ambientet e Gjykatës.
Diskutime rreth kësaj post