Deputetja e PS, Klodilta Bushka i dërgoi një tjetër mesazh të qartë opozitës jashtë parlamentit që të rikthehet në Këshillin Politik me një propozim konkret për hapjen e listave.
Ajo u shpreh se propozimet në draft nuk janë skemë që ka lindur nga frika e koalicionet PD-LSI.
“Ne jemi të hapur të diskutojmë me aktorët në Kuvend dhe jashtë, por nuk kemi asnjë propozim deri tani. Propozimi ynë është më i miri i mundshëm dhe artikulon të gjitha kërkesat e palëve. Ne do i presim, por edhe pritja nuk është pa fund. Kemi një afat dhe brenda këtij afati palët të paraqesin diskutime, por nuk mund të flitet në ajër. Kodi Zgjedhor është detyrim për t’u mbyllur sa më shpejt.
Lista është totalisht e hapur. Ke një listë që do ta ofrojnë një subjekt dhe do të zgjedhës vetëm një. Nëse do të ishte kështu? Atëherë për çfarë janë partitë? Ato mbajnë përgjegjësinë për kandidatët. Sistemet nuk i shpikëm ne. Vota parapëlqyese mund të jetë një ose disa. Nëse vota është më shumë se një e bën të pamenaxhueshëm. Mazhoritari i pastër është më i thjeshtë. Por nëse sistemi është i tillë që nuk menaxhohet dhe e çon publikun në ngatërresë prandaj kemi propozuar që të jetë një votë.
PS në zgjedhjet e fundit është rritur, numri nuk ka rënë, por është rritur në numër votuesish. Matematikisht mandati rrjedh nga vota, dhe nëse bëni llogari, vota e ka nxjerrë PS-në të parë. Nuk mund të bëj dot parashikuesin, por di të them se me apo pa koalicione, PS-ja është gjithmonë në kuotat e veta të elektoratit në rritje, ky është debat shterpë”, tha ajo për abc news.
Diskutime rreth kësaj post