Deputetja e PS, Desantila Tahiraj është shprehur se Elbasani nuk është qyteti i krimit duke shtuar se situata kriminale ka kudo.
E ftuar në emisionin ‘Rinon’, Tahiraj theksoi se Elbasani është qyteti i traditave dhe ku njerëzit jetojnë të qetë.
Ajo ka hedhur akuza ndaj opozitës duke thënë se kjo e fundit sakrifikon qytetin duke e etiketuar si qytet kriminal.
“Situata të tilla ka kudo. Elbasani nuk është qyteti i krimit, është qyteti i traditës, i normale, është qyteti i traditave, i njerëzve të mençur, është qyteti i traditave, është qyteti ku të gjithë jetojnë në paqe. Elbasani nuk është qyteti i krimit fare. Është qyteti i universiteteve, i traditës. Njerëzit jetojnë në paqe. Është një nga qytetet ku mund të jetohet më mirë në Shqipëri.
Opozita e rublave sakrifikojnë qytetin e tyre duke etiketuar si qytet kriminal”- theksoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post