Deputetja e PD Jorida Tabaku permes nje postimi ne facebook shkruan se kjo mazhorancë do të vazhdojë të gënjejë për sa kohë qendron në pushtet! Kanë buxhetuar 2 mld lekë më pak para për ish të persekutuarit dhe kanë kompensuar 43 mijë të përndjekur më pak se sa e njëjta periudhë e qeverisjes demokratike.
Postimi i plotë:
Vesi del me shpirtin. Kjo mazhorancë do të vazhdojë të gënjejë për sa kohë qendron në pushtet! Kanë buxhetuar 2 mld lekë më pak para për ish të persekutuarit dhe kanë kompensuar 43 mijë të përndjekur më pak se sa e njëjta periudhë e qeverisjes demokratike. Kjo është e vërteta që lexohet në librat e qeverisë dhe jo gënjeshtra që del nga goja e qeveritarëve. Ligji i sotëm që do të miratojnë është vetëm një tjetër sorollatje që do të vonojë dhe do t’i ulë kompensimet e të përndjekurve duke përdorur paratë e tyre për koncesione tek familjet oligarke.
Shifrat jane te qarta! Nuk mund te presim me shume. Ne nuk kishim asnje iluzion! As te perndjekurit tashme.
Diskutime rreth kësaj post