Deputetja e PD-së Jorida Tabaku akuzon kryeministrin Rama se vizioni i tij ekonomik është varfërimi i çdo familjeje shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj.
Postimi i Tabakut:
“Varfërimi çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës
Rritet kostoja e produkteve prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta. Mesazhi Ramës është varfëro shqiptarët përmes taksimit, mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurrencës, përqendro ekonominë përmes oligarkisë.
Një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj”, shkruan Tabaku.
Diskutime rreth kësaj post