Me kërkesë të deputetes së PD-së, Dhurata Çupi, sot seanca e Kuvendit nisi me një minutë heshtje në nderim të minatorit Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar disa ditë më parë në një nga galeritë e minierës së Bulqizës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se këto kërkesa bëhen paraprakisht dhe kërkoi që para se të ndërmerret ky hap në sallë të jetë i pranishëm, kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj.
Dhurata Çupi: Një minator humbi jetën në Bulqizë. Do të donim të mbanim një minutë heshtje.
Taulant Balla: Kërkesa të tilla bëhen paraprakisht dhe le të jetë ky rast, rasti i fundit kur bëhet kjo gjë. Kryetarja e Kuvendit duhet të thërritet në kohë. Unë po kërkoj të vij kryetari i grupit parlamentar i PD. Dakord, le të mbahet 1 minutë heshtje.
Diskutime rreth kësaj post