Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me të rinjtë, zhvilluar sot në qytetin e Fierit.
Mehmetaj ka sulmuar Ramën, duke thënë të mos lodhet kot me fasada, pasi të rinjtë e bërë zgjedhjen e tyre, LSI dhe Ilir Metën.
Sipas saj, ata e bënë të qartë edhe para kryemiinstrit se arroganca është e papranueshme dhe zgjidhja e vetme është qeveria e besimit.
Ja reagimi
Nuk ka më asnjë dyshim që të rinjtë shqiptarë duan qetësi, stabilitet dhe zgjedhje demokratike. Me gojën e tyre sot e bënë të qartë edhe para kryeministrit që arroganca është e papranueshme dhe zgjidhja e vetme është qeveria e besimit.
Le të na shërbejë kjo thirrje e të rinjëve nga Fieri për të reflektuar dhe marrë vendimet e duhura.
Ps. Në të gjitha rastet të rinjtë e Fierit dhe të gjithë Shqipërisë e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Kanë zgjedhur LSI dhe Ilir Metën, sepse vetëm LSI është seriozisht e impenjuar për të rinjtë; për edukimin tonë, për përfaqësimin tonë, për të krijuar vende pune dinjitoze këtu në Shqipëri.
Mos u lodhni kot me fasada “gjoja rinia ju mbështet” , rinia e ka marrë tashmë drejtimin e saj!/
Diskutime rreth kësaj post