Deputeti Ralf Gjoni u shpreh se PD dhe LSI janë koalicion që duhet të qëndrojnë bashkë, por duhet të fitojnë më shumë mandate se PS-ja.
“Kam pasur luksin që të jem pjesë e të dyja koalicioneve. Koalicion PD-LSI në ato 4 vite, ka qenë një koalicion që ka funksionuar në një mënyrë më të natyrshme dhe me më pak probleme. Ndërsa koalicion LSI-PS ishte me më shumë probleme dhe të futura.
Do të ishte më mirë që opozita, PD dhe LSI të qeverisin bashkë sepse shkojnë moralisht, por çështja është nëse do të fitojnë dhe do të dalin të parët. Unë mendoj se Rama nuk do t’i marrë 71 mandate dhe do të negociojë me PD-në e me LSI-në. Loja sot është midis PD-së dhe LSI”, – tha Gjoni për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post