Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta shkruan në Facebook se vetëm Partia Socialiste mund t’i japë vendit pune dhe mirëqenie.
Në një postim në Facebook, Kosta shkruan për angazhimin e strukturave në terren për zgjedhjet. Në njësinë administrative Farke kreu i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri, ministrja e Inovacionit, Milena Harito dhe deputeti Kosta kanë diskutuar me problematikat dhe e kësaj zone. Deputeti Kosta shkruan se vëmendja që PS po tregon për Farkën është garanci për realizimin e reformave dhe një fitore sa më spektakolare në zgjedhjet e 18 qershorit.
Statusi i plotë në Facebook:
“Në Shtëpinë e Partisë Socialiste Farkë, kryetari Partisë në Tiranë Saimir Tahiri prezantoi sot të deleguarën e Partisë Socialiste, zonjën Milena Harito.
Është kënaqësi që të kemi në mesin tonë një intelektuale dhe ministre të suksesshme si Milena Harito, e cila në këto vite tregoi se qeverisja jonë solli jo vetëm reforma dhe ide të reja, por edhe sjellje dhe kulturë perëndimore.
Në takimin me Kreun e PS-së Tiranë dhe Ministren Harito u diskutua mbi përgatitjet për fushatën e afërt elektorale dhe angazhimin e gjithë strukturave për një fitore bindëse në Farkë.
Në Farkë këto vite u realizuan disa projekte, por jemi të bindur se duhet shumë më tepër përkushtim dhe vëmendje ndaj problematikave që kanë socialistët dhe gjithë banorët e kësaj zone.
Falënderim i veçantë, të deleguarve të bashkisë zotit Arbnia & Ruçit, që monitorojnë projektimet dhe problemet emergjente,si dhe mundësimin për disa investime të shpejta në këtë zonë ….
Në jemi parti që e mbajmë fjalën dhe qëndrojmë gjithmonë afër njerëzve për të garantuar #Shtet #Punë #Mirëqenie.
Diskutime rreth kësaj post