Në një postimi në Facebook, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka lëshuar akuza ndaj ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Sipas Vasilit, ambasadorja e BE-së nuk po flet qartë por me fjalë klishe.
Postimi i Petrit Vasilit
Kush dhe çfarë….e pengon zj.Vlahutin të flasë për asgjesimin e ONM?
Vlahutin ndërsa jep opinione për strategjinë e zgjerimit të paraqitur në Bruksel thotë: “fatkeqësi që nuk pati dakordësi për KLGJ dhe KLP”.
Çfarë dakordësie pret Vlahutin? Dakordësi me shkeljen e kushtetutës dhe ligjit. Pra shkatërrim të reformës në drejtësi e cila themelin e saj ka zbatimin e ligjit.
Çdo gjë që tha ONM,që përfaqëson BE dhe SHBA edhe në Kushtetute, u hodh poshtë nga maxhoranca e kryeministrit.
Zj.Vlahutin a duhet të biem dakord me asgjesimin e ONM dhe të votojmë kandidatët e përjashtuar nga ONM?
Kush dhe cfarë ju pengon të flisni qartë, pasi fjalët klishe dhe pa përmbajtje po e shkatërrojnë reformën në drejtësi.
Cdo kërkesë ndaj opozitës për reformën në drejtësi është moralisht e pa bazë,politikisht pa përmbajtje dhe juridikisht antiligj e antikushtetutë.
Opozita do të mbështetë e do të votojë pa hezitim cdo kandidat që respekton ligjin dhe opinionin e ONM.
Maxhoranca po e dhunon hapur edhe ligjin edhe ONM.Nëqoftese Vlahutin është dakord me këtë që maxhoranca bën le ta thotë qartë,ndryshe cdo thirrje ndaj opozitës është thjesht alibi për antireformën që zbatohet në drejtësi.
Diskutime rreth kësaj post