Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama vendosi me ligj mbajtjen e maskës në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Shembullin sipas tij, së pari duhet ta japin politikanët për të përcjellë mesazhin e qartë tek qytetarët.
Por, ajo ra në sy sot në seancën parlamentare duket se ka ende deputetë që nuk japin një shembull pozitiv.
Rasti është i deputetit Fidel Ylli, i cili në seancën e sotme parlamentare është paraqitur pa maskë.
Ndërkohë, që pjesa tjetër e ligjvënësve e kanë respektuar këtë vendim, Fidel Ylli ka bërë të kundër duke mos mbajtur maskë.
Por “i pa bindur”, ka qenë dhe deputeti i opozitës Lefter Maliqi.
Diskutime rreth kësaj post