Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako së fundmi është nën akuzat për blerjen e votave, ku së fundmi janë zbardhur edhe pjesë nga përgjimet e Prokurorisë.
Pas kësaj deputeti socialist Erjon Braçe i ka dal kundër Vangjush Dakos duke thënë se nëse vërtetohet se ai ka dhënë para për vota, atëherë kjo është një çështje penale.
Braçe, i ftuar në emisionin e Sokol Ballës ka theksuar faktin se nuk e mbështet aspak Dakon në këtë drejtim i cili ka thene se per vota ska rendesi asgje.
Ndërkohë ka theksuar se nuk ka asnjë informacion se ai i ka pranuar gjëra të tilla.
Pyetjes së gazetarit Sokol Balla, se a duhet të kandidojë Vangjush Daka në krye të Bashkisë së Durrësit. Braçe i është përgjigjur me ironi se ‘’është njëlloj si të them se a duhej Lulzim Basha të kandidonte për kreun e Bashkisë së Tiranës pas vrasjes së 21 janarit’’.
“Është njëlloj si të them unë a duhet të kandidonte Lulzim Basha, në krye të bashkisë së Tiranës, pas vrasjes së katër personave më 21 janar në bulevard qe kishin kaluar vtem kater muaj nga ngjarja. Edhe pse mendoj se nuk është një krahasim i njëjtë, pasi vrasjet janë vërtetuar, ndërsa përgjimet për Dakon kanë dalë këtë mëngjes, dhe akoma nuk ka një version zyrtar.”/albeu
Diskutime rreth kësaj post