Çështja çame, rihapi një debat të vjetër, kur edhe tashmë Komisioni Europian e njeh si çështje, reagimi i Greqisë ka qenë i fortë.
Lidhur me këtë, Amet Gjanaj, deputeti i parë shqiptar në parlamentin belg, në rolin e Presidentit të një shoqate shqiptare në Belgjike, i ka dërguar një letër proteste Komisionerit të BE-së për Zgjerim, zotit Johannes Hahn.
Në letër, deputeti shqiptar shprehet se i ka kërkuar zyrtarit të BE-së sqarime në lidhje me kërcënimet e Athinës ndaj Shqipërisë, pas deklaratës së Hahn për ekzistencës së çështjes çame si çështje e hapur mes dy vendeve.
Ahmet Gjanaj në letrën e tij ngre disa pyetje për eurokomisionerin, ndërsa kërkon që Athina të mbajë përgjegjësi në lidhje me deklarata e fundit.
Disa nga kërkesat janë:
1-Njohja e gjenocidit Grek mbi popullatën çame.
2-Kthimi i çamëve në tokat e tyre.
3- Të garantohet marrëdhënie e respektueshme, larg shantazheve.
4- Trajtim i barabartë i minoritetit Shqiptar në Greqi.
Diskutime rreth kësaj post