Operacioni i ndërmarrë ditën e sotme nga SPAK ku ranë në pranga tetë zyrtarë dhe një tjetër ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet se kanë ndikuar në mënyrë të paligjshme në tenderin për uniformat e Policisë.
Kjo është është denoncuar si fillim nga deputeti Halit Valteri.Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ka përgëzuar SPAK për punën, teksa shkruan se janë akoma 5 dosje të tjera në duart e Prokurorëve të SPAK.
Ai me ironi shkruan “pushime të mbara Lul dhe kujdes se një nga kto 5-ta e ka kunati shoku Xhemal”.
“Kur Opozita shpk e Lulit ndante milionat me oligarket per ti mbyllur gojen , ne Opozita tjeter benim punen per cfar paguhemi nga buxheti i shtetit ! Bravo SPAK , qe me profesionalizem dhe perkushtim arritet te coni para drejtesise nje pjese te nenpunesve me stomak ! Ska mbaruar akoma 5 dosje te tjera jane ne duart e prokuroreve te SPAK ? Pushime te mbara Lul dhe kujdes se nje nga kto te 5-ta e ka kunati shokut xhemal ??” shkruan Valteri në postimin e tij.
Kujtojmë që Valteri së bashku me Myslim Murrizin rreth një vit më parë e denoncuan në SPAK tenderin për uniformat e policisë.
Diskutime rreth kësaj post