Deputeti i Partisë Socialiste në Kavajë, Parid Cara, ka befasuar me reagimin e tij për zgjedhjet që pritet të mbahen në këtë bashki. Cara kërkon të garojnë kandidatë të pavarur në zgjedhjet e 7 majit, në vend të opozitës.
Sipas deputetit, qytetarët e Kavajës meritojnë më shumë se një kandidat në zgjedhje dhe kjo duket të jetë arsyeja pse ai fton të gjtihë të pavarurit të garojnë në zgjedhje.
“Në mungesë të opozitës në zgjedhjet e 7 Majit, çdo kandidat i pavarur duhet inkurajuar të kandidojë për Bashkinë e Kavajës. Qytetarët kavajas meritojnë të kenë më shumë se një kandidaturë…atë të Qeverisë për të zgjedhur”,- thotë Cara.
Ndërkohë, Bashkia e Kavajës shkoi në zgjedhje lokale të parakohshme për shkak të ndërprerjes së mandatit të Elvis Rroshit, që u prek nga ligji i dekriminalizimit.
Nga ana e saj, PD ka deklaruar se do të bojkotojë zgjedhjet dhe nuk do të lejojë që të zhvillohen.
Diskutime rreth kësaj post