Komentit të Ben Blushit se Rama ka larguar deputetët e vjetër të PS-së sepse ata nuk pranuan kanabizimin e selisë rozë, i është përgjigjur deputeti Vladimir Kosta.
Kosta, i cili nuk figuron më në listat e PS-së, I shkruan Blushit se ai është larguar pa asnjë arsye nga Rama, duke shtuar se “fshirja” e tij erdhi falë një intrige.
Kosta shton më tej se për intrigën do të flaës ditën e nesërme dhe për mënyrën sesi Rama poshtëroi 27 deputetë socialistë.
KOMENTI
Vladimir Kosta: Përshëndetje zoti Blushi , Rama më hoqi pa asnjë arsye dhe fare pa keqardhje, dhe më e keqa është se sajoi një intrgë të radhës ,
Për të gjithë miqtë e mi dhe për socialistët në mbarë Shqipërinë , unë nesër do postoj një status se si ky “shok” grupi poshtëroi 27 deputet Socialist . Partia e Ramës është partia e drejtorëve.
Dhe këta deputet që hoqi nuk i janë futur kurë në mes të kësaj partie !/
Diskutime rreth kësaj post