Deputeti i PS-së, Vladimir Kosta thotë se ish-drejtorja e Tatimeve, Briseida Shehaj ka patur një fjalor banal me vartësit e saj kur ishte në atë detyrë.
Teksa komenton lajmin e largimit të saj nga posti i zv/ministres, Kosta i tregon një miku në bisedë e sipër edhe rastin në fjalë.
Biseda është bërë me komente në faqen e tij në “Facebook”. Ja çfarë shkruan Vladimir Kosta për të:
O shok po them diçka të vërtetë që ka ndodhur pikërisht në zyrën e kësaj drejtoreshe…
Pasi thiri nëndrejtorin A B , në zyrën e saj, ajo i ulet mbi tavolinën e gjatë në formë T -je përballë nëndrejtorit dhe duke i tundur gishtin tregues përballë fytyrës së tij , i ulërinte ; të më vijë subjekti në zyrë e të më bëjë si pi**i i bukur….. kush je ti more !?
Kur e dëgjova për herë të parë këtë dialog,sinqerisht kam mbetur pa fjalë…. Si mund të jetë një drejtor kjo me këtë fjalor…. ? ! Vërjani emrin vetë..”
Deputeti i PS sulmon Briseida Shehajn: Drejtoreshë e paaftë dhe fjalë pise
Brenda maxhorancës ka nga ata deputetë të cilët janë gëzuar sot kur ka dalë lajmi për dhënien e dorëheqjes nga zv.ministrja e Ekonomisë, Briseida Shehaj.
Deputeti Vladimir Kosta shkruan në faqen e tij në Facebook se ajo shkatërroi administratën, madje ishte arrogante dhe fjalë pisët.
“Çudi e madhe si kanë lënë deri më sot,sa të japë dorëheqjen !!!! drejtoresha më e paaftë, arrogante e fjalë pise,
Një ish drejtoreshë që shkatërroi administratën duke larguar të aftët e ti zëvendësojë me sojin e saj….”, shkruan Kosta.
Diskutime rreth kësaj post