Në 4 vjetorin e koalicionit mes PS dhe LSI, deputeti i Partisë Socialiste Vladimir Kosta kërkon që fushata e ardhshme elektorale e socialistëve të përqendrohet vetëm tek elektorati i selisë rozë.
Në një bashkëbisedim me socialistët në Facebook, Kosta shkruan se në PS duhet të qartësohen se zgjedhjet fitohen nga PS dhe pushteti duhet të drejtohet vetëm nga PS.
“Faleminderit të gjithëve për kontributin tuaj, është e domosdoshme të qartësojmë mendjen e të gjithë socialistëve në Shqipëri, se fitoren do ta gëzojmë Ne “fitimtarët”! Ferrat nëpër këmbë do t’i shkulim me rrënjë, që fëmijët tanë të krenohen me punën tonë. Respekt dhe punë të mbarë të gjithë socialistëve kudo ndodhen!”,- shkruan deputeti socialist, Vladimir Kosta.
Deputeti i PS-së nuk e përmend LSI në reagimin e tij, por duket qartë se me termin “ferra” u referohet aleatëve që i kanë shkaktuar jo pak probleme qeverisjes së PS.
Diskutime rreth kësaj post