Në emisionin të “PaEkspozuarit” të gazetarit, Ylli Rakipi ku ishte i ftuar kryeministrit Edi Rama, u paraqit dhe një insert që tregonte se si i shohin marrëdhëniet PS-LSI deputetët përkatës.
Deputeti Vladimir Kosta, një nga ligjvënësit që ka shprehur me shumë rezerva për koalicionin me LSI, dje ka folur hapur për sesi janë raportet mes dy forcave aleate.
Që në fillim të prononcimit ai pranon se ka qenë një bashkëqeverisje problematike, sidomos mes vetë deputetëve të dy partive. “Nuk ka qenë një bashkëqeverisje e rregullt. Mund të them që ka qenë një bashkëqeverisje armiqësore mes radhëve të deputetëve PS dhe LSI”,- tha Vladimir Kosta.
I pyetur se si i shihte raportet aktuale, Kosta u shpreh se “Marrëdhëniet (e PS) me LSI janë të ndera”.
Ndërsa ka sjellë dhe përvojën e 4 viteve, kur thotë se “LSI kurrë nuk ka pasur dëshirën për të punuar me njeri-tjetrin”.
Por deputeti i PS-së ka pasur dhe një paralajmërim për socialistët që mendojnë se në zgjedhje duhet të shkojnë më LSI. Në emisionin “Të PaEkzpozuarit”, Vladimir Kosta tha se nëse shkojmë në zgjedhje me LSI, PS-ja është e shkatërruar. “…Unë jam shumë i shqetësuar, sepse nëse do të bëjmë sërish aleancë më LSI, PS-ja është totalisht e shkatërruar…”.
Deputeti i Partisë Socialiste ka bërë dhe një parashikim për rezultatin e zgjedhjeve nëse socialistët shkojnë në koalicion me LSI. “Unë jam i bindur, se PS bie poshtë 60 deputetëve nëse ne dalim me LSI. Nëse nuk dalim me LSI, edhe 71 dhe më shumë ne i marrim vetëm. Ne jemi fitues, ne jemi fitimtarë...”,- tha deputeti Vladimir Kosta.
Ai i cilësoi raportet mes deputetëve të dy partive si marrëdhënie vasaliteti. Sipas deputetit socialist, PS-ja ka punuar këto vite “indirekt” për të fuqizuar, LSI. Kosta shtohen se PS-ja nuk ka përfituar asgjë nga koalicioni me LSI-në, përveç problemeve. “Të marrë unë kazmën tani dhe të shkoj të punoj për LSI, sepse kështu është… Le të dalë dikush të thotë çfarë të mire ka pasur PS nga LSI, përveç problemeve...”,- shprehet Vladimir Kosta.
Në fund të prononcimit të tij në emisionin “Të PaEkspozuarit”, deputeti Vladimir Kosta ka bërë dhe një akuzë të hapur ndaj LSI për krizën politike. “Unë e kam thënë, edhe çadrën e PD, këtu e ka ngritur Ilir Meta në bashkëpunim me PD…”,- tha Vladimir Kosta.
Deputeti ka thënë atë që mendojnë shumica në grupin parlamentar, por ndryshe nga të tjetër, Kosta ka vendosur të flasë hapur dhe pa dorashka.
VIDEO E EMISIONIT TE PAEKSPOZUARIT:
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154627866666523/
Diskutime rreth kësaj post