Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar, ka vendosur të mos jetë më pjesë e koalicionit të majtë.
Vendimin për t’u larguar nga koalicioni i majtë, e ka dhënë vetë deputeti Eduard Ndocaj, i cili ka sqaruar se do t’i bashkohet opozitës dhe kauzës së saj.
Ndocaj, i njohur si Kaubojsi i Lezhës, është njëkohësisht deputet i Partisë Socialiste, nënkryetar i Partisë Demokristiane dhe kryetar i dy partive: Bashkimi Demokristian & Partia e Emigracionit.
“Deputeti dhe Kryetari PBDKSH, Eduart Ndocaj ben me dije se nuk do te marr pjese sot ne seance plenare e nuk do te marr pjese ne asnje seance pa u arrit kompromisi me Opoziten dhe pa u dhene garanci per Dekriminalizimin e Listave, Fushates Zgjedhore dhe Zgjedhje te Lira… Opozitar, me bazë të gjerë, pa dallime ideoligjike dhe pa interesa të ngushta e personale pushteti është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza dhe për të garantuar zgjedhjet e lira. PBDKSH është e vendosur për të dhënë kontributin e saj. PBDKSH ka prioritet dekriminalizimin e listave, ndalimin e personave të inkriminuar që të mos përfshihen në fushatë elektorale. PBDKSH është vendosur të qendroi e palëkundur për betejat e Demokracisë”, -shkruan Ndocaj.
Diskutime rreth kësaj post