Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu paralajmëroi një fazë tjetër arrestimesh të kryetarëve dhe ish-kryetarëve të pushtetit lokal në zonat bregdetare të vendit nga veriu në jug në lidhje me tjetërsimin e tokave në bregdet.
Ndreu të hënën në studion e emisionit ‘Opinion’, deklaroi se qarku i Lezhës është një nga fenomenet e këtij lloji dhe nuk konsiderohet rasti i parë i identifikuar, janë edhe shumë raste të tjera.
Ai tregoi se vetë bllokimi i ligjit 7501 nga qeveria, kishte si qëllim të ndalonte këtë veprimtari ku abuzohej në mënyrë krejt skandaloze.
Deputeti socialist tregoi se kjo histori nuk mbaron me rastin e Lezhës, por do të vazhdojë tek të gjithë kryetarët e komunave të bregdetit që përmes veprimtarive të tyre të paligjshme kanë kryer një masakër.
Ndreu pranoi se një pjesë e tyre, apo pjesa më e madhe i përket radhëve të së majtës.
“Do verifikohen të gjithë se kujt i është tjetërsuar prona, cilido qoftë ai, por si ka mundësi që një tokë ranishte do të kthehet në tokë arë”,- u shprej ai.
Diskutime rreth kësaj post