Luçiano Boçi ka thumbuar grupin e Enkelejd Alibeajt ku shprehet se flasin në emër të demokratëve të Elbasanit, por nuk e dinë as ku fillon ura e Zaranikës dhe as ku mbaron ajo e Shkumbinit.
Postimi i Boçit
“Ata që flasin sot në emër të demokratëve të Elbasanit, nuk e dinë as ku fillon ura e Zaranikës dhe as ku mbaron ajo e Shkumbinit, e jo më të dinë sentimentin politik të tyre.
Sa për bandat që gjoja na paskan detyruar demokratët të zgjedhin zërin e vetë demokratëve, demokratët dinë shumë e më shumë gjëra se shkuesit e këtillë e shkruesit e deklaratave të tilla bajate në faqet e fcb, të mbajtura peng.
Demokratët e Elbasani nuk u përulën as në 25 Prill dhe nuk imponohen edhe tani nga askush.
Demokratët e Elbasanit në shumicë dërrmuese zgjodhën me vetëdije të plotë të rithemelojnë PD, të rikthejnë besimin dhe të ribëjnë aksionin e fortë opozitar.
Dhe ata që ende hezitojnë e kanë derën e hapur, sepse sinqeriteti i tyre dhe kontributi i dhënë ndër vite nuk vihet asnjëherë në dyshim.
Miklimeve me sajesa “dashurish” e “qarje hallesh” nga kilometra larg, ata ia kanë pirë lëngun.
Se kush bën lojën e Ramës dhe njihet nga ai zyrtarisht si “opozitë e mirë” e që tërhiqet prej hunde, tashmë e shohin të gjithë.
Zhguni i “përkrahjes ndërkombëtare pa kufij” i trumbetuar pa kufij, nuk e mban dot “vapën e verës”.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post