Deputeti i opozitës së re parlamentare Alban Zeneli ka zhvilluar një takim të veçantë në SHBA. Ai është takuar me ish-zëdhënësin e presidentit amerikan Donald Trump, miliarderin amerikan të Wall Street Anthony Scaramuçi. Zeneli thotë se ka zhvilluar një takim të përzemërt pune në New York me mikun e tij, duke e konsideruar edhe mik të Shqipërisë.
“Takim i përzemërt pune në New York me mikun tim dhe tashmë edhe të Shqipërisë Anthony Scaramucci”, shprehet Zeneli.
Anthony Scaramucci është një biznesmen shumë i suksesshëm në SHBA apo i njohur ndryshe edhe si Djaloshi Miliarder i Wall Street. Anthony Scaramucci është pronari i Skybridge, autor i suksesshëm librash, njëri ndër personazhet mediatikë më të njohur në SHBA, i angazhuar politikisht në bërthamën e Partisë Republikane në SHBA. Scaramucci ka shërbyer për 11 ditë edhe si Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Donald Trump.
Deputeti shqiptar tregon më tej se ka biseduar me miliarderin amerikan për situatën në Shqipëri duke theksuar se është koha për një bashkëpunim të ngushtë me SHBA.
“Biseduam për situatën që po kalon Shqipëria dhe nevojën për një opozitarizëm substancial të së djathtës. Koha për bashkëpunim të ngushtë me SHBA. Shqipëria me SHBA, kjo është motoja jonë”, thotë ai.
Diskutime rreth kësaj post