Deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se mos dekretimi nga presidenti Ilir Meta i ministrave të rinj, duke filluar nga ministri i Jashtëm do të ishte i bazuar.
“Kandidaturat e reja për në qeveri përbëjnë një “shaka” kakofonike, që nuk premton përmirësim të krizës ku është futur vendi, përkundrazi…
Emërimi kryeministror, së pari i Ministrit të Jashtëm, detyrë që lidhet me çështje të sigurisë kombëtare, integrimit, stabilitetit të Rajonit, ruajtjes së tërësisë territoriale të kombit, marrëdhënieve me NATO-n etj, përbën së paku aventurizëm politik i maskuar ky me një ”nacionalizëm” grotesk”, shkruan Shehu.
Sipas tij, ‘nëqoftë se shqiptarët nuk do të dinë të prezantohen dhe të mbrojnë me dinjitet interesat e tyre, apo akoma më keq nëqofte se do të pranojnë që disa “argate a pupace” në “shqip” dhe në emrin tone t’i servirin partnerëve obsionet e kundërta e të “gatuara” gjetke, e ardhmja nuk na premton asgjë të mirë’.
Postimi i plotë:
Mos dekretimi nga Presidenti Meta i ministrave te rinj, duke filluar nga Ministri i Jashtem, do te ishte i bazuar.
Kandidaturat e reja per ne Qeveri perbejne nje “shaka” kakofonike, qe nuk premton permiresim te krizes ku eshte futur vendi, perkundrazi…
Emerimi kryeministror, se pari i Ministrit te Jashtem, detyre qe lidhet me ceshtje te sigurise kombetare, integrimit, stabilitetit te Rajonit, ruajtjes se terresise teritoriale te kombit, maredhenieve me NATO-n etj, perben se paku aventurizem politik i maskuar ky me nje ”nacionalizem” grotesk.
Kryeministri duhet te qartesoje vecanerisht qellimin e atij emerimi (qe po shqeteson edhe miqte tane), origjinen e propozimit te asaj kandidature, mundesine e nje korelacioni me disa procese te rrezikeshme, etj.
E kunderta, ulja e nivelit te argumentave deri tek sasia e librave te lexuara, qe me kujton Distinktivin “Miku i Vogel i Librit”, flet per mungese serioziteti, qe vecse shton paqartesite.
Nqs ne shqiptaret nuk do te dime te prezantohemi dhe te mbrojme me dinjitet e besueshmeri interesat tona, apo akoma me keq nqs ne do te pranojme qe disa “argate a pupace” ne “shqip” dhe ne emrin tone t’i servirin partnereve obsionet e kunderta e te “gatuara” gjetke, e ardhmja nuk na premton asgje te mire.
Diskutime rreth kësaj post