Sipas nënkryetarit të Kuvendit, Myslim Murrizi ambasadorja Yuri Kim, në takimin me deputetët e Opozitës parlamentare nuk u ka kërkuar votimin e Reformës Zgjedhore. Murrizi këmbënguli se, këtë reformë nuk do ta votojnë.
“Na tha se zonja Hajdari ka qenë e dyzuar për firmën që hodhi duke u ngritur katër herë nga tryeza. Shkuam për ti thënë se duam realizimin e tre pikave. Këtë paçavure që kanë votuar, ne nuk e votojmë. Pas letrës publike, të premten në darkë, jam kontaktuar nga ambasada amerikane, ambasadorja ju pret në takim në rezidencën e saj.
I kemi deklaruar të njëjtën gjë. Këtë reformë të firmosur nga Damiani, Oerdi dhe Vasili ne nuk e votojmë. Prisni disa ditë e do ta shohim sa seriozisht e kam. Prisni të vijë vota e do ta shihni”, tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post