Deputeti Lefter Maliqi ka hedhur një akuzë shumë të fortë drejt kryeministrit Rama. Ai këshilloi socialistin Ditmir Bushati që të bëjë kujdes me qëndrimet e tij kundër kryeministrit.
Sipas tij, ish-ministri i Jashtëm duhet të ketë frikë për jetën pas kritikave të shumta kundër lidershipit socialist.
“Ditmir Bushati duhet të ruhet nga ky kryeministër, Rama është i lidhur me krimin, hedh gurin dhe fsheh dorën. Bushati të ruhet, të ketë frikë për jetën. Për politikën në PS është i djegur ai sa të jetë Rama, por të ketë frikë për jetën. Mos u duket ndonjë habi se mafia kjo është. Drejtoi gishtin ai ndaj prokurorit…” tha Maliqi.
Diskutime rreth kësaj post