Deputeti i Shkodrës, Agron Çela rivjen në qendër të vëmendjes edhe një herë për paqëndrueshmërinë në partinë ku aderon dhe është zgjedhur deputet, ish-LSI-ja, sot Partia e Lirisë.
Ai është përfolur disa herë që kur ka hyrë në Parlament, për largim nga partia e tij dhe kalim tek Partia Socialiste.
Hera më flagrante ishte ajo e vitit 2017-të kur ai deklaroi shkëputjen nga LSI në Facebook. Por pak ore më vone doli në televizion dhe tha se llogarinë e tij e kishin hakeruar.
U përfol sërish në janar të vitit 2019, kur nga ish-LSI-ja, u lagrua Nasim Naço.
Kjo ndodh sërish, ndërsa zgjedhjet lokale janë vetëm 4 muaj larg dhe duket se Cela është duke bërë pazarin e radhës politik.
Deputeti i Shkodrës, jo shumë aktiv në Parlament, po shqyrton opsionin, që viti i ri, ta gjej tek partia më e madhe në pushtet. Këtë ai e konfirmoi për ABC News.
“Unë ende nuk kam vendosur asgjë. Jam duke e menduar opisionin për t’u larguar nga PL-ja. Do e vendos pasi të arrij në përfundim se këtë do të donin dhe votuesit e mi”-tha ai.
Ndërkohë, burime pranë Taulant Ballës, pohuan se Agron Çela i është bashkuar Partisë Socialiste dhe Partia e Lirisë, është tashmë e shkuara e tij.
Agron Çela është zgjedhur deputetët për herë të parë në vitin 2013, nën silgën e LSI-së, në atë kohë në koalicion me PS-së.
Pasi dy partitë u ndanë, Agron Cela disa herë ka bërë pazare të vogla, për të kaluar me PS, që duket se tashmë kanë përfunduar.
Diskutime rreth kësaj post