Afrimi i fushatës elektorale që ka bërë që sulmet dhe kritikat ndaj qeverisë të shtohen jo vetëm nga PD, por edhe nga aleatët brenda koalicionit. Akuza kryesore është se qeveria nuk ka realizuar projekti dhe ka bërë vetëm fasada pallatesh.
Por ndryshe mendojnë deputetët e PS. Deputeti Vladimir Kosta ka publikuar disa foto nga punimet në projektin e rehbilitimit të zonës së Qerretit.
“Për të gjithë ata që jetojnë e pushojnë në Qerret, do mrekulloheni nga një investim i kësaj qeverie. Po sistemohet një kanal që vetëm kallamishte kishte dhe plehrat që hidheshin brenda tyre !Ju lumtë !”,- shkruan deputeti Vladimir Kosta në Facebook.
Investimi në fjalë kryhet për herë të parë në një nga zonat më të frekuentuara gjatë verës.
Diskutime rreth kësaj post