Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj renditi disa arsye pse amnistia fiskale është e nevojshme për Shqipërinë.
“Qeveria do ta kapë dreqin për brirësh. Ka një situatë ekonomike të jashtëzakonshme shqiptare dhe botërore prej pandemisë. Kemi një realitet të ri. Nuk duam të kemi të njëjtën bashkëjetese të informales me formalin siç kemi patur këto 30 vite.
Çdo falje, çdo amnisti ka brenda edhe amoralitetin. Bëhet vlerësimi i të mirave dhe të këqijave. Ne duhet të pranojmë që kemi patur shumë informalitet. Ky ligj nuk zgjidh të gjitha hallet e Shqipërisë. Fshirja e detyrimeve nuk bëhet me këtë amnisti.
Ai është një element tjetër, mund të jetë i nevojshëm, por unë mendoj që këtu nuk e gjen veten. Por mund të jetë një iniciativë në paralel. Sot vërtetë një kullë 20 katëshe mund të ndërtohet nga një shpk e krijuar rishtas.
Sot edhe për lekë shumë të vogla po nuk plotësove formularin e deklarimit të parave, nuk bën dot asnjë veprim në bankë. Edhe vëllai im lejohet të legalizojë paratë me këtë ligj. Ku është e pamoralshmja këtu?”, tha ai për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post