Deputeti i PS i qarkut të Beratit, Fadil Nasufi, sapo ka aksidentuar një kalimtar në kthesën e Lapardhasë në Berat.
Lajmi bëhet i ditur nga burime në vendngjarje.
Nga dëshmitarët në vendngjarje mësohet se Nasufi udhëtonte në drejtim të Beratit me makinën e tij, tip Benz, jashtë normave të lejuara të shpejtësisë.
Shërbimi i ambulancës dhe forcat e policisë janë në vendngjarje për të hedhur dritë më tej për ngjarjen.
RAPORTIMI NGA JOQ.AL
Fadil Nasufi, deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Beratit ka përplasur me makinë një kalimtar.
Aksidenti ka ndodhur disa minuta më parë në vendin e quajtur si kthesa e Lapardhasë në Berat.
Burime nga vendngjarja kanë konfirmuar lajmin.
Dëshmitarët nga vendngjarja kanë bërë me dije se Nasufi udhëtonte në drejtim të Beratit me makinën e tij, tip “Benz”.
Shkak për aksidentin sipas informacioneve paraprake është bërë shpejtësia jashtë normave të lejuara me të cilën deputeti i PS po i jepte makinës.
Identiteti apo gjendja shëndetësore e të plagosurit nuk janë bërë ende me dije.
Ambulanca është gjendur në vendngjarje për të transportuar të plagosurin.
Forcat e policisë kanë mbërritur për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post