Deputeti socialist, Eljo Hysko ka komentuar situatën politike në vend dhe nuk hezitoi të thumbonte kryetarin e PD, për të cilin ngriti pyetjen se me çfarë platforme vjen për komunikimin me qytetarët.
Kur po bënte krahasimin mes Ramës dhe Bashës, Hysko filloi të qeshte dhe tha se nuk e kupton përse të gjithë qeshin kur e cilësojnë si pretendent për kryeminstër.
“Unë nuk besoj që ka shqiptarë sot që në një ditë të vështirë si tërmeti apo pandemia, ndërmjet kryeministrit aktual dhe pretendentit, të gjithëve u vjen një buzëqeshje kur e thonë këtë, nuk e kuptoj pse, zotit Basha apo të gjithë zotërinjve, zonjushave apo zonjave që vijnë nga Basha se nuk është i vetëm.
Basha është një i replikuar në 4, i udhëhequr nga 2 dhe me 8-9-10 aleatë të tjerë që nuk e di me çfarë platforme po vijnë në komunikim me qytetarët. Nuk mund të themi që PS e qeverisë Rama është më e mira, por po bëjmë atë që mundemi”, tha Hysko.
Ndërkohë nuk la pa komentuar masën ndëshkuese për ata që nuk vënë maskën në cdo ambient. Si një person që e ka mundur një herë betejën me Covidin, Hysko thotë se është virus i pabesë dhe njerëzit nuk janë të frikësuar nga gjoba, por po bëhen vigjilentë për pasojat që sjell sëmundja.
“Mjafton të shohin nëpër rrugica, të gjithë veçanërisht mosha e tretë por edhe një pjesë e konsiderueshme të të rinjve po e respektojnë këtë masë. Po e respektojnë sepse po bëhen vigjilentë për problematikat që sjell Covid-19.
Nuk mendoj që një masë kaq e madhe qytetarësh do frikësohej nga gjoba nëse do kishte bindjen për të qenë të kujdesshëm. Gjoba duhet të frikësojë ata që nuk e shohin të arsyeshme. Virusi është i pabesë. Nuk është shaka, është e keqe me të cilën duhet të luftojmë. Është më shumë një luftë nervash që ka nevojë për disiplinim të hekurt dhe vetëm kështu mund ta mposhtim”, tha Hysko.
Diskutime rreth kësaj post